Ti mendon se unë të kam harruar
Ti mendon
se unë të kam harruar,
Mbase mendon
se unë s'kthehem më.
Oh, mezi ç'pret
ky shpirt i përvëluar
Që ballin tim
mbi varrin tënd ta vë.
Kurrë mos mendo
se të kam harruar,
Nëse nuk do
të më shohësh të brengosur.
E di ky shpirti im
i pështjelluar
Si dit' e natë
s'paskan kurrë të sosur.
Prej teje
unë i marr gjithnjë fuqitë,
Prej teje
unë s' dorëzohem kurrë,
Oh, si po e pres
unë atë ditë
Kur ballin tim
ta vë mbi atë gur.
Dhe s'do më duket bota
aq mizore,
I sigurt
do të ndjehem përsëri,
S'do ndiej më
ftohtësinë njerëzore
Aty ku jeta
vdekjen ka kufi.
New York, 1992